image Sa do të zgjasë kjo vapë mbi vendin tonë

Kosovë

Sa do të zgjasë kjo vapë mbi vendin tonë

news image

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i nxehtë. Temperaturat minimale do të luhaten nga 16 deri në 19 gradë celsius e maksimalet nga 34 deri në 36 gradë celsius. Do të fryj erë e lehtë nga jugu-perëndimi 1-2m/s, ndërsa shtypja atmosferike do të do të shënojë ngritje të lehtë mbi vlera normale.

Të nxehtit që ka filluar të ndjehet në vendin tonë, do të jetë vetëm fillimi i vapës afrikane që pritet të shtrihet mbi rajonin tonë ditëve në vijim.

Përgjatë fundjavës anticikloni i Azoreve do të përfshijë rajonin tonë dhe Mesdheun. Për rrjedhojë temperaturat do të vazhdojnë të rriten ndjeshëm mbi vlera mesatare.

Sipas parashikimeve të fundit, vapa afrikane pritet të zgjasë së paku deri nga mesi i javës së ardhshme. Më pas, temperaturat pritet të zbresin në vlera mesatare, me mundësi të reshjeve të shiut./Sinjali/