Qeveria e Kosovës të martën bëri të ditur se punëtorëve të sektorit publik do t’iu rritet paga për 110 euro, në dy faza gjatë vitit të ardhshëm, në janar dhe në korrik 2025.
Sipas Ligjit për Pagat, niveli i koeficienteve është nga 2 deri në 18. Niveli shumëzohet me vlerën dhe përcakton pagën.
Nga kjo rritje do të përfitojnë mësimdhënësit, policët, ushtarët, infermierët dhe zjarrfikësit, të cilëve do t’u rriten pagat për 18 deri 20 për qind, sipas kryeministrit Albin Kurti.
Foto: REL
Për pagat më të larta, ai tha se rritja do të jetë 6-7 për qind.
Kjo rritje e paralajmëruar nga ai do t’i kushtojë buxhetit rreth 120 milionë euro në vit.