Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se ka biseduar me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan për sulmin që ndodhi në ambientet e kompanisë turke të hapësirës ajrore dhe mbrojtjes TUSASH, ku katër persona mbetën të vrarë (viktima), po ashtu edhe dy sulmuesit.
Në një postim në platformën X, Rutte tha se mesazhi i tij ishte i qartë se NATO qëndron me Turqinë.
“Thellësisht i shqetësuar për raportet për të vdekur dhe të plagosur në Ankara. NATO qëndron me aleatin tonë, Turqinë”.
“Ne e dënojmë fuqishëm terrorizmin në të gjitha format e tij dhe po i monitorojmë nga afër zhvillimet”, ka thënë Rutte.