image Rutte e quan Osmanin “presidentja ime e preferuar” gjatë Samitit në Tiranë

Politikë

Rutte e quan Osmanin “presidentja ime e preferuar” gjatë Samitit në Tiranë

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian që u mbajt dje në Tiranë, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një video të publikuar nga mediat, Osmani dhe Rutte shihen duke shkëmbyer një përshëndetje të ngrohtë. Gjatë takimit, shefi i NATO-s i drejtohet Osmanit me fjalët: “presidentja ime e preferuar”, duke treguar një vlerësim të veçantë për të.

Kosova është përfaqësuar në këtë samit nga presidentja Osmani, e cila zhvilloi takime me disa liderë evropianë për të forcuar bashkëpunimin dhe për të avancuar integrimin evropian të vendit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit

/GazetaSinjali/