image Rusia sulmon Kievin dhe Kharkivin

Botë

Rusia sulmon Kievin dhe Kharkivin

news image

Foto ilustruese


Kievi ishte subjekt i dy valëve të sulmeve me dronë në orët e para të 5 nëntorit, tha kryetari i kryeqytetit ukrainas, Vitali Klitscho.

Ai shtoi se sistemet e mbrojtjes ajrore në Kiev po punojnë për të zmbrapsur sulmin e dytë në qarkun Obolonski, në verilindje, pasi qarku Holosvivski në jug një ditë më parë u godit po ashtu nga dronët rusë.

Përmes një postimi në Telegram, Klitschko u bëri thirrje banorëve që të qëndrojnë në strehimore.

Në Kharkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, dy gra u plagosën nga granatimet ruse më 5 nëntor.

Në javët e fundit, Kievi dhe Kharkivi kanë qenë cak i sulmeve ajrore ruse pothuajse përditë, teksa Ukraina po përgatitet për dimrin e tretë që kur Rusia nisi pushtimin.

/GazetaSinjali/