image Rusia ndalon gazin për Poloninë dhe Bullgarinë, reagon presidenti ukrainas

Botë

Rusia ndalon gazin për Poloninë dhe Bullgarinë, reagon presidenti ukrainas

news image

Në një video mesazh të mërkurën në mbrëmje, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e quajti “shantazh energjetik” veprimin e gjigandit rus Gazprom për ti ndërprerë furnizimet me gaz Polonisë dhe Bullgarisë.

Ai thotë se ky veprim tregon se “askush në Evropë nuk mund të shpresojë të mbajë ndonjë bashkëpunim normal ekonomik me Rusinë”.

“Rusia e konsideron si armë jo vetëm gazin, por çdo tregti. Ajo thjesht pret momentin kur mund të përdoret  një zonë tregtare”.

Ai thotë se sa më shpejt të gjithë në kontinent të bien dakord se nuk mund të varen nga Rusia për tregti, aq më shpejt do të ketë stabilitet.

Ndërsa përshëndeti gjithashtu një marrëveshje me BE-në për të pezulluar detyrimet dhe kuotat mbi eksportet e Ukrainës, ai tha se Eksportet e Ukrainës do të ndihmojnë në stabilizimin e tregjeve

“Rusia po përpiqet të provokojë një krizë globale të çmimeve. Të fillojë kaosi në të gjitha tregjet bazë dhe veçanërisht në tregun ushqimor. Eksportet e Ukrainës do të ndihmojnë në stabilizimin e tregjeve. Pra, është e dobishme jo vetëm për ne, por edhe për të gjithë evropianët”.

Zelensky tha se ai pret që më shumë vende të liberalizojnë eksportet ukrainase “së shpejti”.

/GazetaSinjali/