Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka lavdëruar Serbinë për refuzimin e saj në vënie të sanksioneve kundër Moskës, pas nisjes së pushtimit rus në Ukrainë, duke thënë se aleatja e Ballkanit ka marrë “vendim të mençur”.
“Ne respektojmë thellësisht popullin serb, kulturën serbe, historinë serbe dhe përkushtimin ndaj miqve tradicionalë”, ka thënë Lavrov para një grupi të gazetarëve serbë në një video-konferencë.
“Ne jemi të sigurt se ata do të vazhdojnë të marrin vendime të mençura në këtë situatë”.
Ndonëse Serbia ka votuar në të mirë të rezolutës së Kombeve të Bashkuara që dënon pushtimin rus, Beogradi nuk u është bashkuar sanksioneve që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë vënë kundër Moskës.
Lavrov ka thënë se sanksionet “janë përpjekje e Shteteve të Bashkuara për të imponuar hegjemoninë e tyre” në Ballkan, dhe ka shtuar se Perëndimi është duke tentuar “të izolojë Rusinë”, në rajonin që ka përjetuar luftë shkatërruese në vitet 1990, raporton REL.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.