image Rusia: Jemi të gatshëm të sjellim vaksinën “Sputnik-V” edhe në Shqipëri

Evropë

Rusia: Jemi të gatshëm të sjellim vaksinën “Sputnik-V” edhe në Shqipëri

news image

Moska zyrtare është e gatshme për të sjellë vaksinën antiCOVID “Sputnik-V” edhe në Shqipëri, kjo pasi Ambasada e Rusisë në Tiranë ka njoftuar qeverinë shqiptare se Rusia ka marrë autorizimin për të negociuar me vendet të cilat janë të interesuara ta sigurojnë atë, shkruan Gazeta Sinjali.

Postimi përmes Facebook-ut nga ambasada ruse i drejtohet Endri Fugës, i cili është drejtor i komunikimit në Kryeministri.

Por, objektivi i kreut të qeverisë shqiptare është tjetër, teksa në fillim të dhjetorit ishte në SHBA ku takoi bosin e “Pfeizer”, Albert Burla.

“Ju bëjmë me dije se Fondi Rus i Investimeve Direkte është autorizuar të zhvillojë negociata me vendet, të cilat janë të interesuara për të blerë vaksinat kundër COVID-19. Nuk kemi dyshime se Rusia është e gatshme të sjellë vaksinën e saj “Sputnik-V” edhe në Shqipëri”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, vaksinimi me “Sputnik-V” tashmë filloi në Rusi dhe në Argjentinë, ndërkohë më shumë se 50 vende kanë aplikuar për të blerë 1,2 miliard dozë të preparatit.

/Gazeta Sinjali/