image Rusia do ua ndalojë shqiptarëve hyrjen në territorin e Rusisë

Botë

Rusia do ua ndalojë shqiptarëve hyrjen në territorin e Rusisë

news image

Rusia po përgatitet të kufizojë hyrjen për qytetarët e vendeve “jomiqësore”, të cilat do të përfshijnë Mbretërinë e Bashkuar, të gjitha vendet e BE-së dhe Shtetet e Bashkuara, tha ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov.

Në një sërë komentesh televizive, Lavrov tha: “Një projekt-dekret presidencial është duke u zhvilluar për masat hakmarrëse të vizave në përgjigje të veprimeve “jomiqësore” të një sërë shtetesh të huaja“, shkruan The Guardian.

Ai shtoi se akti do të vendoste “një numër kufizimesh për hyrjen në Rusi”, pa elaboruar.

Rusia zgjeroi listën e vendeve “jomiqësore” pas futjes së sanksioneve perëndimore ndaj Moskës. Vendet që tani bëjnë pjesë në atë listë përfshijnë SHBA-në, Australinë, Kanadanë, Britaninë, Zelandën e Re, Japoninë, Korenë e Jugut, të gjitha shtetet anëtare të BE-së dhe disa të tjerë.

/GazetaSinjali/