image Rusia dhe Ukraina fillojnë nesër bisedimet në Turqi

Botë

Rusia dhe Ukraina fillojnë nesër bisedimet në Turqi

news image

Delegacionet e Ukrainës dhe Rusisë do të zhvillojnë bisedime në Turqi nga nesër.

Sipas asaj që raporton SkyNews, Ukraina dhe Rusia do të mbajnë bisedime paqeje në Turqi nga nesër deri të mërkurën.

Ende nuk dihet se kush do të jetë pjesë e takimit dhe se për çfarë do të diskutohet saktësisht.

Rundi i parë i bisedimeve midis dy ekipeve të negociatorëve u zhvillua në Bjellorusi, e cila është aleate e Rusisë, por Turqia ka luajtur një rol në përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës, me takimin e ministrave të jashtëm rus, ukrainas dhe turk në Antalia më herët këtë muaj.

/GazetaSinjali/