image Rusia dhe Turqia shtyjnë bisedimet për luftën në Siri dhe Libi

Botë

Rusia dhe Turqia shtyjnë bisedimet për luftën në Siri dhe Libi

news image

Rusia dhe Turqia kanë shtyrë bisedimet të cilat duhej të përqendroheshin në luftën në Libi dhe Siri, ku dy shtetet përkrahin palët kundërshtuese në konfliktet që janë duke ndodhur qe një kohë të gjatë.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, dhe homologu i tij rus, Sergei Lavrov, vendosën të shtyjnë negociatat gjatë një bisede me telefon.

“Bisedat do të vazhdojnë në mes të zëvendësministrave në periudhën e ardhshme. Ndërsa bisedat në nivel të ministrave do të mbahen në ndonjë datë dikur në të ardhmen”, tha Ministria e Turqisë në një deklaratë.

Lavrov dhe Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, kanë pasur në plan vizitën në Stamboll për këto biseda. Ministria e Jashtme e Rusisë tha se bisedimet do të mbahen në datën kur ministrat të takohen.

OKB-ja tha këtë javë se palët në konflikt kanë nisur bisedimet e reja për armëpushim në Libi, ku Ankara e përkrahë Qeverinë për Bashkim Kombëtar (GNA) të pranuar ndërkombëtarësht, forcat e të cilëve kanë shtypur një sulm në Tripoli nga Ushtria Kombëtare e Libisë.

Moska, së bashku me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjiptin, e përkrahin Ushtrinë Kombëtare të Libisë në këtë konflikt i cili është duke ndodhur qe një kohë të gjatë, raporton Reuters.

Në Siri, Rusia përkrahë forcat e presidentit sirian, Bashar al Assad, ndërsa Turqia përkrahë luftëtarët e opozitës.

Edhe pse një marrëveshje e ndërmjetësuar nga Turqia dhe Rusia mundësoi armëpushimin i cili ndaloi luftimet në Idlib, veriperëndim të Sirisë, sulmet ajrore sërish kanë goditur rajonin javën që shkoi./GazetaSinjali/