Rusia bllokon faqen e BBC-së dhe premton më shumë sanksione hakmarrëse për mediat.
Mbikëqyrësi i medias ruse, Roskomnadzor, ka bllokuar hyrjen në faqen kryesore të lajmeve të BBC-së, me ministrinë e jashtme të Moskës që paralajmëroi për më shumë masa hakmarrëse kundër medias, shkruan Al Jazeera.
“Unë mendoj se ky është vetëm fillimi i masave hakmarrëse ndaj luftës së informacionit të nisur nga Perëndimi kundër Rusisë“, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova në Telegram.