image Rusët sulmojnë një rezervuar me acid nitrik, ukrainasit paralajmërohen për rrezikun

Botë

Rusët sulmojnë një rezervuar me acid nitrik, ukrainasit paralajmërohen për rrezikun

news image

Banorëve në qytetin lindor të Ukrainës, Rubizhne, u është thënë të qëndrojnë brenda pasi sulmet ruse goditën një rezervuar me acid nitrik, duke shkaktuar që një re tymi toksik që mbuloi zonën.

Ende nuk dihet se sa acid kishte në tank, por substanca është “mjaft toksike”, paralajmëroi të martën kreu i administratës ushtarake rajonale të Luhansk, Serhiy Haidai.

Njerëzve u është thënë të qëndrojnë brenda ose të mbajnë maska të lagura në solucionin e natriumit dhe të shikojnë drejtimin e erës, shkruan CNN, përcjell GazetaSinjali.

Më mirë të presësh brenda, ky acid do të dekompozohet pas shiut. Por askush nuk e di se kur do të bjerë shi. Prandaj, ju lutemi shikoni këtë re rozë dhe nëse ajo lëviz drejt jush – ju lutemi fshihuni brenda dhe prisni brenda. Kjo ishte një goditje e drejtpërdrejtë në tank”, tha Haidai në një deklaratë.

Sulmet e tilla vijnë pasi ushtria ruse tha se po e zhvendos fokusin e saj në rajonin lindor të Donbasit pas një tërheqjeje të forcave nga rrethi i Kievit dhe veriut të Ukrainës.

/GazetaSinjali/