Ministri i Jashtëm i Ukrainës ka akuzuar Rusinë se po mbajnë peng më shumë se 400 mijë njerëz në Mariupol.
“Vazhdojnë granatimet pa dallim”, shkroi Dmytro Kuleba në Twitter, duke shtuar se gati 3 mijë foshnje të posalindura aktualisht iu mungojnë ilaçet dhe ushqimi.
Ai vazhdoi të përsëriste thirrjet e mëparshme për ndërhyrjen e huaj për t’i dhënë fund ofensivës së Rusisë.
Kushtet në qytet thuhet se janë pa ujë, pa energji dhe pa ngrohje.
Disa përpjekje në ditët e fundit për të krijuar korridore humanitare përmes të cilave qytetarët mund të evakuohen në mënyrë të sigurtë kanë dështuar.
(Fotografia është ilustrim)