image Rumania regjistron 3.400 raste të reja me koronavirus dhe 65 të vdekur

Evropë

Rumania regjistron 3.400 raste të reja me koronavirus dhe 65 të vdekur

news image

Në Rumani, 29.400 njerëz u testuan në 24 orët e fundit, nga të cilët 3.400 ishin pozitivë për koronavirus, thanë zyrtarët shëndetësorë.

Në të njëjtën periudhë, 65 njerëz vdiqën, duke arritur kështu numrin e përgjithshëm në 5.996, raporton agjencia Agerpress, transmeton Gazeta Sinjali.

Që nga fillimi i pandemisë në Rumani, 2 milionë e 890 mijë e 71 njerëz janë testuar për koronavirus, nga të cilët 186.254 kanë dalë pozitivë.

Numri më i madh i rasteve janë regjistruar në rrethin e Bukureshtit dhe Alba. /Gazeta Sinjali/