image Rumania paralajmëron taksë për këto pije

Botë

Rumania paralajmëron taksë për këto pije

news image

Rumania ka njoftuar planet për të futur një taksë mbi pijet joalkoolike me sheqer, për të luftuar mbipeshën.

Taksa ka për qëllim dekurajimin e konsumit të pijeve me sheqer dhe rritjen e të ardhurave publike që mund të shpenzohen për shëndet dhe arsim. Epidemia e mbipeshës në BE është një ngarkesë e madhe për sistemet shëndetësore, njofton Ministria e Financave e këtij vendi.

Me taksën e re pritet të mblidhen 66 milionë euro deri në fund të vitit, teksa me rishikimin më të gjerë të buxhetit, gjithashtu do të rritet edhe taksa për duhan.

Opozita e qendrës së djathtë u përgjigj me tallje ndaj taksës së re, duke vënë në dukje se një propozim i ngjashëm u bë në prill nga partia liberale USR, të cilën qeveria e hodhi poshtë në atë kohë.

Shoqata e pijeve të buta denoncoi taksën si “diskriminuese” dhe tha se do të dëmtonte sektorin, i cili ka rreth 60,000 punëtorë.

Sipas konsulencës KeysFin, tregu i lëngjeve në Rumani vlen rreth 1.2 miliardë euro, transmeton KP.