Rumania të martën ka shënuar rekord ditor në vdekje dhe infektime nga COVID-19.
Autoritetet rumune vetëm ditën e martë kanë konfirmuar një numër rekord të të infektuarve prej 18 mijë e 863 infektime dhe 500 vdekje.
Romania ka shkallën e dytë më të ulët të vaksinimit në Evropë, me vetëm 34% të të vaksinuarve me dy doza.
Presidenti rumun Klaus Iohannis, e ka quajtur situatën “dramë kombëtare me përmasa të tmerrshme”, duke i bërë thirrje qytetarëve rumun që të vaksinohen sa më shpejtë.
“Janë 574 qytetarë rumun që kanë ndërruar jetë nga ky virus vdekjeprurës“, ka thënë kryeministri.
Përveç Rumanisë, në gjendje të rëndë janë edhe vende të tjera të Evropës lindore e juglindore.
Shtetet si Ukraina dhe Rusia kanë shënuar rekord ditëve të fundit, ndërsa Bullgaria e ka shkallën më të lartë të viktimave për 100 mijë banorë. /GazetaSinjali/