Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë të shkallës Rihter goditi Rumaninë mëngjesin e sotëm.
Mediat vendase raportojnë se tërmeti ka qenë me mangitudë 3.9 dhe epiqendra ishte në Targu Ziu, afër kufirit me Serbinë.
E njëjta zonë u godit nga një sërë tërmetesh javën e kaluar, disa nga të cilët u ndjenë dhe në Serbi.