Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka shkruar se java tjetër është vendimtare për ta shpëtuar ekonominë e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes rrjetit social Facebook, Rukiqi ka thënë se rishikimi i buxhetit është shpresa e fundit për mijëra puntorë.
“Java tjetër është vendimtare për të shpëtuar ekonominë. Rishikimi i buxhetit është shpresa e fundit për mijëra e mijëra punëtorë dhe ndërmarrje të sektorit privat”, ka shkruar Rukiqi.
Sipas Rukiqit, asnjëra nga masat në përkrahje të biznesit nuk është implementuar në tërësi. /Gazeta Sinjali/