Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi thotë se me këto masa që ka vendosur nga qeveria nuk do të preken vetëm gastronomët, shkruan Gazeta Sinjali.
“Janë prekur transportuesit, shoqatat e bujqve, taksistët, ata që shesin pemë e perime, studentët që janë punësuar si kamarierë”, tha Rukiqi në Dukagjini.
Rukiqi thotë se qeveria është zotuar se kjo do të jetë mbyllja e fundit që është bërë në këtë formë.
Ai thotë se qeveria e ka shumë të vështirë të kërkojë respektimin e masave pasi vet nuk kanë respektuar masat.
“Vendimet i qëndrojnë kohës varësisht nga legjitimiteti i atyre që i kërkojnë ato vendime. Në këtë rast asnjëra prej partive politike nuk i kanë respektuar masat anti-COVID”, deklaroi Rukiqi. /Gazeta Sinjali/