image Rukiqi: Mbyllja totale nuk është zgjidhje dhe do të ishte fatale për ekonominë

Biznes

Rukiqi: Mbyllja totale nuk është zgjidhje dhe do të ishte fatale për ekonominë

news image

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, është shprehur se mbyllja totale e vendit nuk është zgjidhje e duhur për ekonominë e vendit, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu është shprehur vetë ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, gjersa ka shtuar se masat ekzistuese duhet të respektohen në mënyrë rigoroze.

“Këto ditë kam pranuar plot pyetje rreth mundësisë për një ri-mbyllje të ekonomisë, për festat e fundvitit”, tha ai.

“Nga takimet dhe komunikimet e fundit me autoritetet vendimmarrëse, jemi pajtuar që mbyllja totale nuk është zgjidhje dhe do të ishte fatale për ekonominë, por masat ekzistuese duhet të respektohen me rigorozitet”, shkroi Rukiqi.

/Gazeta Sinjali/