Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka njoftuar se ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi sapo ka propozuar ndarjen e mjeteve financiare për paga, qira dhe likuiditet të kompanive.
Sipas tij, 41 milionë euro janë propozuar për paga, 12 milionë për të paguar qiratë për dy muaj dhe 20 milionë për likuiditet të kompanive, shkruan Gazeta Sinjali.
“Këto mjete janë ndarë për fazën emergjente, në ndërkohë që ka thënë se do të insistojnë që ne faza tjera të ndahen mjete shtesë”, ka shkruar Rukiqi në një postim në rrjetin social Facebook./GazetaSinjali/