image Rukiqi: Ekonomia e vendit po pëson humbje nga 10 milionë euro në ditë për shkak të koronavirusit

Kosovë

Deklaratë/ Rukiqi: Ekonomia e vendit po pëson humbje nga 10 milionë euro në ditë për shkak të koronavirusit

news image

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, deklaroi Kosova po pëson humbje nga 10 milionë euro dëme në baza ditore për shkak të situatës me pandeminë COVID-19.

“Kjo është jashtëzakonisht shumë për ekonominë tonë nëse kjo zgjat deri në 3 muaj që janë diku 1 miliardë euro dëme në ekonominë e vendit”, tha ai.

Rukiqi përmendi se ka rënie të qarkullimit deri në 20% në sektorin e ndërtimit dhe prodhimit./GazetaSinjali/