image Rugova: Albin Kurti është si Enver Hoxha

Politikë

Rugova: Albin Kurti është si Enver Hoxha

news image

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, ka krahasuar kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me ish-diktatorin e Shqipërisë, Enver Hoxha, pasi sipas tij, ai do t’i fusë shqiptarët në konflikt me Amerikën.

Rugova ka reaguar edhe ndaj kryeparlamentares, Vjosa Osmanin, duke thënë se është për të ardhur keq si një si ajo bëhet krahë e fallangave të kuqe që duan ta shkëpusin Kosovën nga familja perëndimore.

Po ashtu ai tha se LDK do t’i mbijetojë edhe kësaj sfide.

Postimi i tij i plotë:

Është për keqardhje si një intelektuale si ajo bëhet krahë e fallangave të kuqe që duan ta shkëpusin Kosovën nga familja perëndimore.

Albini është si Enver Hoxha, sepse do ta fusë Kosovën dhe shqiptarët në konflikt me Amerikën, ndërkaq fajtor për ngritjen e Albinit është Hashim Thaçi me shokë.

LDK do t’i mbijetojë edhe kësaj sfide dhe nuk do të lejojmë aventura me fatin e Kosovës./Gazeta Sinjali/