image Rudolph fton Kosovën të mos humbë kohë: Kufiri i BE-së mund t’iu ndajë me Shqipërinë

Politikë

Rudolph fton Kosovën të mos humbë kohë: Kufiri i BE-së mund t’iu ndajë me Shqipërinë

news image

Një ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka folur për procesin zgjedhor duke e përgëzuar Kosovën për organizimin dhe mbarëvajtjen e tyre.

Ai gjithashtu e ka uruar fituesin e zgjedhjeve, kryeministrin në detyrë dhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për rezultatin e arritur.

Por, Rudolph ka folur edhe për rëndësinë e krijimit sa më parë të institucioneve, përfshirë zgjedhjen e presidentit të ri në mënyrë që Kosova të mos humbas më shumë kohë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

Ambasadori Rudolph ka nënvizuar suksesin që Shqipëria mund ta ketë pas Malit të Zi për anëtarësim në BE. Ai është shprehur që nuk do të donte që qytetarët e Kosovës kur të udhëtojnë drejt plazhit të Durrësit, t’iu duhet ta kalojnë një kufi të BE-së.

 Le ta shohim kështu: Ne kemi një agjendë pozitive këtu, mbi bazën e të cilës duam të punojmë si në aspektin bilateral mes Gjermanisë dhe Kosovës. Siç e dini, Gjermania ka qenë një mbështetëse e fortë e këtij vendi për shumë vite dhe ne duam ta vazhdojmë këtë punë”.

“Dhe unë dua të punoj për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe, sinqerisht, është humbur kohë gjatë vitit të kaluar dhe do të më vinte shumë keq të shihja që humbet edhe më shumë kohë në këtë drejtim. Ne jemi këtu në Prishtinë. Le të shikojmë përreth: Marrëveshja e anëtarësimit me Malin e Zi është duke u hartuar pikërisht tani, ndërsa ne flasim”.

“Pra, Mali i Zi në të ardhmen e afërt mund të bëhet shtet anëtar i BE-së. Shqipëria poashtu mund të ndjek Malin e Zi pak më vonë. Dhe imagjinoni çfarë do të nënkuptonte ky proces për qytetarët e Kosovës, nëse vendi mbetet prapa”.

“Mendoni në mënyrë praktike: mund të nënkuptojë që, nëse udhëtoni nga Prishtina drejt plazhit në Durrës, do t’ju duhet të kaloni një kufi të BE-së. Kjo nuk është e ardhmja që dua të shoh për Kosovën. Prandaj, me të vërtetë i bëj thirrje të gjithëve këtu, për të mirën e vendit, të punojnë së bashku dhe të gjejnë një zgjidhje për të krijuar institucione stabile”, tha ambasadori në KTV.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/