image Rudari - Bulliqit: Ramushi t'i ka dhënë 115 mijë euro për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi

Politikë

Rudari – Bulliqit: Ramushi t’i ka dhënë 115 mijë euro për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi

news image

Kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Nexhmi Rudari, e ka akuzuar kundërkandidatin e tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqin, se ka marrë para për ta vendosur kufirin e Kosovës me Malin e Zi, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Rudarit, Bulliqi i ka marrë 115 mijë euro nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Ramush Haradinaj, për demarkimin e kufirit me Malin e Zi, derisa ishte në pozitën e kryetarit të komisionit për këtë çështje.

“U shetitshe me Atllas në dorë e na caktojshe kufijtë, si t’i dha Ramushi nja 115 mijë euro ti u pajtove se mirë është, demarkacioni në rregull është”, ka thënë Rudari në T7./Gazeta Sinjali/