image Rubio: Negociatat me Izraelin, e vetmja rrugë e mundshme për t'i dhënë fund dhunës në Liban

Botë

Rubio: Negociatat me Izraelin, e vetmja rrugë e mundshme për t’i dhënë fund dhunës në Liban

news image

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka theksuar rëndësinë e negociatave mes Libanit dhe Izraelit, duke i cilësuar ato si rrugën e vetme të mundshme për rindërtimin e vendit, rimëkëmbjen ekonomike dhe ndërprerjen e cikleve të vazhdueshme të dhunës.

Këto komente Rubio i bëri gjatë një bisede telefonike me presidentin e Libanit, ndërsa informacioni u konfirmua nga zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Tommy Pigott.

Gjatë bisedës, kryediplomati amerikan ritheksoi edhe nevojën për çarmatimin e Hezbollahut, duke nënvizuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për një Liban plotësisht sovran dhe në paqe me vendet fqinje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/