Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se Irani po kërkon hapjen e negociatave me Shtetet e Bashkuara për arritjen e një marrëveshjeje që do t’i japë fund përplasjeve mes dy vendeve.
Në një deklaratë për mediat, Rubio ka thënë se Teherani ka bërë përpjekje për kontakte direkte dhe indirekte me Uashingtonin, duke kërkuar rikthimin në tryezën e bisedimeve.
“Irani po na kërkon të bëjmë një marrëveshje, të flasim”, ka deklaruar Rubio, duke shtuar se sipas tij autoritetet iraniane ende nuk kanë treguar gatishmëri për të zbatuar një marrëveshje të mundshme.
Ai ka paralajmëruar se Irani do të vazhdojë të përballet me pasoja nëse nuk ndryshon qëndrimin e tij, duke theksuar se presioni ndaj Teheranit mund të rritet.
Rubio ka shtuar se administrata amerikane aktualisht nuk sheh arsye për t’iu përgjigjur propozimeve të Iranit, pasi sipas tij, nuk ka garanci se një marrëveshje do të respektohej.
Deklaratat vijnë në një periudhë tensionesh të larta mes Uashingtonit dhe Teheranit, ndërsa përpjekjet diplomatike për uljen e përshkallëzimit vazhdojnë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!