image RTS paraqiti flamurin e Kosovës në transmetim direkt, rrjeti: Serbia e pranoi Kosovën, cili do të jetë shteti i radhës?

Rajon

RTS paraqiti flamurin e Kosovës në transmetim direkt, rrjeti: Serbia e pranoi Kosovën, cili do të jetë shteti i radhës?

news image

Reagimet në rrjetet sociale nuk po ndalen pas një gjëje jo fort të zakonshme që ndodhi në Serbi.

Radio Televizioni i Serbisë, e ka paraqitur flamurin e Kosovës gjatë një transmetimi live.

Ishte Milan Canak, djali i politikanit serb Nenad Canak ai që publikoi fotografinë, duke rrethuar kështu flamurin e Kosovës dhe duke pyetur nëse Serbia me këtë veprim e ka njohur Kosovën.

“RTS njohu drejtpërdrejt shtetin e pavarur të Kosovës. Mirë për RTS. Cili flamur mendoni se është i radhës”, pyeti Milan Çanak në rrjetet sociale.

Komentet ishin të shumta, e ndryshe nga deklarimet që i bën presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Shumica e atyre që ripostuan postimin e Canakut, ishin pro këtij veprimi dhe të lumtur që tashmë Kosova po njihet si shtet i pavarur.

“E radhës është Vojvodina. Për Kosovën dihet se është e pavarur. Nuk është e rëndësishme çka mendon e thotë Serbia”, ishte njëri ndër komentet.

“Asgjë nuk ka këtu gabim, shpresojnë që kështu ndodh edhe me Vojvodinën”, shkruan një koment tjetër.

/GazetaSinjali/