image RTK nis procedurë disiplinore ndaj komentatorit Andin Lokaj

Futboll

RTK nis procedurë disiplinore ndaj komentatorit Andin Lokaj

news image

Radio Televizioni Publik i Kosovës (RTK), ka hapur nisur disiplinore ndaj komentatorit Andin Lokaj, për një shkrim të tij fyes ndaj Kombëtares U21 të Shqipërisë, të martën.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati, përmes një postimi në Facebook.

“Lidhur me rastin e deklarimeve publike te komentatorit Andin Lokaj, RTK njofton se do te veproj ne perputhje me Standardet Profesionale te RTK-se dhe  Rregullores per Pergjegjesite materiale dhe disiplinore. Po ashtu ju beje me dije se tani me kane filluar procedurat ne lidhje me kete rast!”, ka shkruar ai.

/Gazeta Sinjali Sporti/