image RTK iu hyn fshesë moderatoreve, ua largojnë emesionet dy prej tyre

Kosovë

RTK iu hyn fshesë moderatoreve, ua largojnë emesionet dy prej tyre

news image

Gazetarja Behare Bajraktari tha është larguar nga puna në Radio Kosova e pas saj është larguar nga puna edhe moderatorja Kaltrina Ajeti.

Bajraktari në një postim në Facebook, pretendoi se drejtori i ri i radios Arsim Halili e ka marrë këtë vendim që sipas saj ishte arbitrar dhe tinzar.

“Kjo është e papranueshme sepse nuk ka bërë asnjë vlerësim profesional, as nuk ka respektuar ligjin për RTK, as rregulloret, as nuk ka bërë matjen e publikut çka mendojnë ata”, ka shkruar Bajraktari.

Për këtë çështje ka reaguar Halili i cili thotë se Bajraktari nuk është larguar nga puna. Sipas tij asaj i është kërkuar më shumë angazhim në konceptin programor.

“Deklarimet se gazetarja është hequr nga RTK Radio janë të pavërteta, pasi përkundrazi i është kërkuar më shumë angazhim duke përfshirë edhe realizimin e konceptit programor të deritashëm të saj për promovimin e ambientit dhe gazetarisë së gjelbër”, ka shkruar ai në Facebook.

Qëndrim të njëjtë ka edhe Ajeti e cila po ashtu e ka quajtur vendim “arbitrar”.

Ajeti, përgjatë transmetimit të emisionit të saj të fundit, ka thënë se ky vendim është marrë meqë gjatë kohës kur ka qenë në pushim vjetor emisioni i saj është ritransmetuar.

Moderatorja Ajeti e ka quajtur arbitrar dhe të paprecedent vendimin për largimin e emisionit të saj nga skema programore e RTK-së.

/GazetaSinjali/