image Rrustem Llapi dërgohet në mbajtje për vrasjen e serbit në Gjermani

Evropë

Rrustem Llapi dërgohet në mbajtje për vrasjen e serbit në Gjermani

news image

Rrustem Llapi, 52 vjeçar nga Podujeva është lënë në arrest sipas një vendimi në Dyseldorf, pasi mbi të rëndon vepra e vrasjes së rëndë.

Ai dyshohet se të dielën në mbrëmje e vrau me armë zjarri Aleksandar M., 38 vjeçar, me origjinë nga Serbia. Sipas raportimeve atje, dyshimet e para janë që konflikti ka ardhur si pasojë e një borxhi prej 15 mijë euro

Policia e Dyseldorfit ka konfirmuar se Rrustem Llapi, 52-vjeçar është dërguar në mbajtje, pasi të dielën e vrau një reper gjerman me origjinë serbe. Sipas njoftimit, vendimi për dërgimin e Llapit në mbajtje është dhënë dje nga Prokuroria e Dyseldorfit.

“Personi u arrestua menjëherë në vendngjarje. Ai është nxjerrë ndërkohë para gjyqtarit hetues, i cili ka urdhëruar dërgimin e tij në mbajtje. Hetimet nga prokuroria ishin kishin nisur që në mëngjesin e së dielës. Gjatë ditës janë intervistuar disa dëshmitarë dhe janë nisur apo janë kryer hetimet mjeko-ligjore. Zyrtarët e komisionit shikuan dhe vlerësuan gjithashtu video-materialet e sekuestruara. Trupit të të vrarit i është bërë autopsia. Prokuroria e konsideron veprën si vrasje të plotë në fazën aktuale të hetimeve.52-vjeçari i arrestuar është sjellë para gjykatës pasditen e së hënës. Ndaj tij u lëshua një urdhëarresti”, thuhet në njoftimin e përbashkët të policisë dhe prokurorisë në Dyseldorf.

Një borxh prej 15 mijë eurove dyshohet se ka qenë arsyeja pse Rrustem Llapi e qëlloi për vrasje reperin gjerman me origjinë serbe, Aleks M.

Siç raporton tabloidi gjerman Bild të hënën në mbrëmje, kosovari i dyshuar për vrasje kishte humbur në kumar, sipas burimeve brenda hetuesisë gjermane.

“Vrasësi humbi në kumar dhe u kthye me pistoletë”, shkruhet në titullin e artikullit të “Bild”.

/GazetaSinjali/