image Rruga ku brenda 24 orëve dy kamion u vetëaksidentuan – banorët frikësohen

Kosovë

Rruga ku brenda 24 orëve dy kamion u vetëaksidentuan – banorët frikësohen

news image

Rruga e fshatit Samadrexhë në Komunë e Vushtrrisë është bërë e frikshme për banorët e asaj zone duke përfshirë edhe gjashtë fshatra për rreth, raporton Sinjali.

Banorët e kësaj zone kanë sinjalizuar se vetëm brenda 24-orëve të fundit, dy vet-aksidente kanë ndodhur në rrugën e këtij fshati nga kamionët.

Ata po frikësohen se dikush nga banorët do ta pësojë për shkak të vozitjeve të pa kujdesshme sipas banorëve.

Sinjalizuesi ka dërguar disa fotografi nga vet-aksidenti i sotëm dhe ai i djeshëm në këtë rrugë.