Rruga e fshatit Samadrexhë në Komunë e Vushtrrisë është bërë e frikshme për banorët e asaj zone duke përfshirë edhe gjashtë fshatra për rreth, raporton Sinjali.
Banorët e kësaj zone kanë sinjalizuar se vetëm brenda 24-orëve të fundit, dy vet-aksidente kanë ndodhur në rrugën e këtij fshati nga kamionët.
Ata po frikësohen se dikush nga banorët do ta pësojë për shkak të vozitjeve të pa kujdesshme sipas banorëve.
Sinjalizuesi ka dërguar disa fotografi nga vet-aksidenti i sotëm dhe ai i djeshëm në këtë rrugë.