image Rrufeja godet një person në Llaushë të Skenderajt

Siguri

Rrufeja godet një person në Llaushë të Skenderajt

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në fshatin Llaushë të Skenderajt, ku një 62-vjeçar dyshohet se është goditur nga rrufeja, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës, kanë bërë të ditur se kanë pranuar thirrje për ndihmë pasi një person në lagjen Babaj ndodhet pa ndjenja në oborrin e tij.

Ekipi mjekësor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku i kanë ofruar 62-vjeçarit ndihmën e parë dhe me urgjencë e kanë nisur për në spitalin rajonal në Mitrovicë.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

/GazetaSinjali/