image Rrotat e përparme nuk iu hapën, hunda e aeroplanit transportues përplaset në pistën e aeroportit turk

Botë

Rrotat e përparme nuk iu hapën, hunda e aeroplanit transportues përplaset në pistën e aeroportit turk

news image

Një aeroplan mallrash i tipit Boeing 767 është përplasur me hundë në pistën e një aeroporti në Turqi, pasi rrotat e përparme nuk funksionuan.

Fluturimi ishte realizuar nga kompania postare amerikane FedEx që po udhëtonte nga aeroporti i Parisit, Charles de Gaulle dhe për destinacion kishte Stambollin, kur edhe piloti vërejti se rrotat e përparme për ulje nuk po funksionin.

Pamjet amatore shfaqin momentin kur aeroplani bën ulje emergjente, dhe përplase me hundën e fluturakes në pistën e aeroportit turk.

Si pasojë e përplasjes, aeroplani fillon të nxjerrë shkëndija zjarri si dhe tym të bardhë. Megjithatë kamionët e zjarrfikësve intervenojnë shpejtë për të parandaluar më të keqen.

Për fat të mirë askush që gjendej brenda kabinës nuk ka pësuar lëndime, dhe aeroplani me mallra është ndalur pavarësisht sfidave të shumta që i kishte pasur piloti.

/GazetaSinjali/