image Rrokulliset vetura në Dobratin të Podujevës, tre persona të lënduar

Kosovë

Siguri/ Rrokulliset vetura në Dobratin të Podujevës, tre persona të lënduar

news image

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur gjatë ditës së sotme, në fshatin Dobratin të Podujevës.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar, Daut Hoxha, zëdhënës në Policinë e Kosovës.

“Rreth orës 15:45 është raportuar se në Dobratin është shkaktuar  një vetaksident trafiku, ku i përfshirë ka qenë një automjet dhe lëndime trupore kanë marrë 3 persona. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet dhe rrethanat e tjera lidhur me rastin”, tha Hoxha për Gazetën Sinjali.

Një sinjalizues ka dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes.

Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion.

“Kërkojmë nga drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm duke e përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës. Në veçanti, në orët e mbrëmjes dhe herët në mëngjes kur ka ngrica”, përfundoi Hoxha. /Gazeta Sinjali/