image Rroga e Ronaldos i shkakton problem Manchesterit

Futboll

Rroga e Ronaldos i shkakton problem Manchesterit

news image

Cristiano Ronaldo ka rritur faturën e pagave te Manchester United mbi 20 për qind.

Sipas gazetës Mirror, CR7 fiton 550,000 funte në javë. Me ardhjen e tij, nënshkrimeve të Raphael Varane, Jadon Sancho dhe Tom Heaton, fatura e pagave te Manchester United është rritur me pothuajse 1.3 milionë në javë.

Kjo është një rritje prej 23.1 për qind më shumë që klubi po paguante në paga në këtë kohë të vitit të kaluar.

Ronaldo ishte lojtari më i paguar në historinë e Serie A me një kontratë të raportuar prej 30 milionë euro në sezon me Juventusin.

Tani ai është edhe lojtari më i paguar në historinë e Premierligës.

36-vjeçari ka lënë gjurmë menjëherë në fushë, po ashtu edhe jashtë saj.

Ai deri më tani numëron nëntë gola në 12 ndeshje për Manchester United këtë sezon në Premier League dhe Champions League.

/Gazeta Sinjali Sporti/