image "Rroftë koronavirusi, të gjithë keni për të vdekur”, të rinjtë spanjollë të dehur dhe pa maska

Evropë

“Rroftë koronavirusi, të gjithë keni për të vdekur”, të rinjtë spanjollë të dehur dhe pa maska

news image

Disa të rinj spanjollë, të dehur dhe pa maska, kanë shkaktuar panik në qytetin e Pontevedrës gjatë një koncerti të një grupi muzikor të qytetit.

Të rinjtë nisën të bërtisnin “Rroftë koronavirusi” dhe “Të gjithë do të vdisni”, sipas “La Voz de Galicia”.

Kryebashkiaku i Pontevedrës, Jose Cacabelos, deklaroi se të rinjtë thanë që vinin nga Madridi me qëllim që t’i infektonin të gjithë me koronavirus.

Të rinjtë u larguan kur panë se po vinte policia, ndërsa autoritetet e mbyllën koncertin./Gazeta Sinjali/