image 'Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën', studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

Fakte

‘Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën’, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

news image

Abi po studion në Memphis dhe së fundmi ka publikuar një video në TikTok që ka shkaktuar shumë bujë.

Ajo ka treguar një mesazh të profesorit, të cilin e ka marrë pas prezantimit, ku përveç notës dhe rishikimit të punës, flet edhe për garderobën e saj.

“Megjithëse më pëlqeu që ishe e veshur, fundi i shkurtër që zgjodhe mund të shpërqendrojë disa njerëz në audiencë. Meqenëse ishit ulur kryesisht pas kompjuterit, kjo nuk ndodhi. Por, mbani mend, problemi me veshjen që stimulon imagjinatën është potencial për të shpërqendruar njerëzit në ligjërata”, ka shkruar profesori.

Abi theksoi se në këtë situatë nuk kishte “kod të veshjes”, ndaj nuk kishte nevojë të komentohej për veshjet e saj.

Gjithashtu, vajza pohon se i njëjti profesor i ka thënë një studenteje tjetër se këmisha e saj “shkakton humbjen e vëmendjen së audiencës”.

Në fund ajo ka treguar se çfarë ka veshur në shkollë, duke e konsideruar atë jo të papërshtatshme.

Videoja ka mbledhur më shumë se tre milionë shikime dhe shumë kanë komentuar situatën. Shumica e këshilluan që të raportonte profesorin te eprorët e saj.

@aaaabbbbyyyyyyyyy Replying to @Goatous Maximous its like so incredibly sexist to believe that women have to dress in a specific way to “earn” credibility when men are not held to the same standards but are still handed respect and “credibility” on a silver platter #professional #businesscasual #sexism #misogyny ♬ original sound – 🥸

/GazetaSinjali/