image Rrjeti Global i Mediave i reagon Haradinajt, pasi që i quajti gazetarët "zagarë" dhe "mercenarë"

Kosovë

Rrjeti Global i Mediave i reagon Haradinajt, pasi që i quajti gazetarët “zagarë” dhe “mercenarë”

news image

Rrjeti Global për Lirinë e Shtypit ka reaguar ndaj deklaratës së ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, i cili i quajti gazetarët kosovarë “zagarë” dhe “mercenarë”.

Kjo organizatë iu bashkua reagimit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, duke dënuar kështu gjuhën denigruese të Haradinajt.

“IPI i bashkohet AGK-së në dënimin e gjuhës denigruese e përdorur për të sulmuar gazetarët kritik nga ish-kryeministri Haradinaj. Gjatë një debati, ai i quajti gazetarët “zagarë” dhe “mercenarë””, thuhet në reagim.

“Kur më kanë thënë mua që ty do të sulmojnë m’i kanë lëshuar menjëherë zagarët në shpinë, zagarët janë shumë gazetarë mercenarë që me një kaçik të sulmojnë. Menjëherë më kanë sulmuar, në sekondë sikur kam kundërshtuar për Ujmanin, shihni prononcimet e gazetarëve tanë në Kosovë që kanë shkuar atje, gazetarët serbë nuk bëjnë kështu. Gazetarët serbë e mbrojnë Vuçiqin. Gazetarët që kanë qenë në Washington, shihi statuset…”, ishte deklarata e ish-kryeministrit që nxiti këto reagime./Gazeta Sinjali/