image Rritja e numrit të rasteve, institucionet korrektuese njoftojnë për masat e reja

Siguri

Rritja e numrit të rasteve, institucionet korrektuese njoftojnë për masat e reja

news image

Shërbimi Korrektues i Kosovës pas masave të reja të marra nga Qeveria e Kosovës, ka dalë me një njoftim të rëndësishëm, shkruan Gazeta Sinjali.

Ata kanë publikuar disa masa të cilat do të zbatohen brenda këtij institucioni me qëllim të ruajtjes së shëndetit të të burgosurve dhe stafit.

Tutje ata kanë njoftuar se këto masa do të zbatohen nga 31 gushti deri më 15 shtator.

Më poshtë gjeni masat e reja kundër COVID- 19 në institucione korrektuese

1.    Ndalimin e përkohshëm të gjitha vizitave familjare për të burgosurit në Institucionet Korrektuese;

2.    Ndalimin e të gjitha vikendeve në shtëpi për të dënuarit;

3.    Ndalimin e punës për të dënuarit jashtë Institucioneve Korrektuese;

4.    Ndalimin e vizitave në lokalet e veçanta;

5.    Aplikimin e sistemit virtual të komunikimit SKYP për të burgosur për të zhvilluar kontaktet me familjet, sipas rutinës së përcaktuar nga Institucioni;

6.     Lejimin e numrit të shtuar të thirrjeve telefonike gjatë kësaj periudhe;

7.    Kufizimi i transferimeve të burgosurve (vetëm rastet e domosdoshme);

8.    Lejimin e kontaktit të të paraburgosurve me mbrojtësit e tyre për rastet që janë në zhvillim, me masat e parapara në urdhërin parapark;

9.    Masat e ndërmarra me urdhërin operativ të datës 20.08.2021, të cilat nuk bijnë ndesh me këtë urdhër mbesin në fuqi./Gazeta Sinjali/