Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur në Junik për rritjen e çmimeve, shkruan Sinjali.
E si pasojë e kësaj, Haradinaj ka kërkuar dyfishimin e pensioneve për veteranët dhe invalidët e luftës.
Ai ka thënë që veteranët e luftës po detyrohen të punojnë ilegalisht nëpër sipërmarrje të ndryshme pa kontrata pune.
Haradinaj gjithashtu ka folur edhe për NATO-n.
“Po shihen disa zhvillime kohëve të fundit edhe më ndryshe se sa që na e ka marrë mendja prandaj kryesorja është anëtarësimi në NATO”, tha Haradinaj. /GazetaSinjali/