image Rritet sërish çmimi i naftës në Kosovë

Sociale

Rritet sërish çmimi i naftës në Kosovë

news image

Pas një ulje para pak ditësh, sërish është rritur çmimi i naftës.

Prej 1.59 centë për një litër, çmimi i naftës është rritur në 1.69 centë për litër.

E javë më parë ishte enorme rritja e çmimit të karburanteve. Një litër naftë kushtoi 1.82 centë

Pas rritjes ekstreme të çmimeve të karburanteve, Qeveria pati marrë vendim që t’i subvencionojë çmimet e naftës për bujqit deri 5 milionë euro ose 0.36 centë për litër.

Ditë më parë kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani tha se nuk do të ketë stabilitet të çmimeve në tregun e karburanteve në Kosovë derisa të përfundojë lufta në Ukrainë.

/GazetaSinjali/