Çmimi i naftës ka shënuar një tjetër rritje në Kosovë, pasi Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për produktet e naftës për ditën e sotme.
Sipas vendimit të ministrisë, një litër naftë do të kushtojë deri në 1.56 euro, ndërsa benzina do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.40 euro për litër. Gazi mbetet i pandryshuar, me çmim prej 0.60 euro për litër.
Rritja prek vetëm naftën, e cila është shtrenjtuar me 2 centë krahasuar me ditën e kaluar, ndërsa çmimet e benzinës dhe gazit kanë mbetur në të njëjtin nivel.
Autoritetet vazhdojnë të publikojnë çmimet ditore të lejuara për karburantet, me qëllim monitorimin e tregut dhe mbrojtjen e konsumatorëve nga çmimet e paarsyeshme.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!