image Rritet prapë numri i pacientëve të hospitalizuar për shkak të COVID-19 në Kosovë

Shëndetësi

Rritet prapë numri i pacientëve të hospitalizuar për shkak të COVID-19 në Kosovë

news image

Sot, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat COVID të QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme janë të shtrirë gjithsej 127 pacientë.

Sipas ShSKUK-së, 88 pacientë janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, ndërkaq, 84 pacientë janë me oksigjeno-terapi.

Në QKUK, janë të shtrirë 81 pacientë, 46 prej tyre janë pozitivë me COVID-19 dhe 56 me oksigjeno-terapi.

Gjithashtu, në Klinikën Infektive gjenden 45 pacientë, në Klinikën e Pulmologjisë 33 dhe 3 fëmijë janë të shtrirë në Klinikën e Pediatrisë.

Ndërkaq, në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 46 pacientë, 42 prej tyre pozitivë me COVID-19 dhe 28 me oksigjeno-terapi./Gazeta Sinjali/