image Rritet numri i viktimave nga vërshimet në Kinë

Botë

Rritet numri i viktimave nga vërshimet në Kinë

news image

Vërshimet masive në qendër të Kinës kanë rritur numrin e viktimave në 25 dhe mbi 100 mijë persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre.

Vërshimet kanë prekur më së shumti qytetet e Provincës Henan, me 94 milionë banorë, i cili ka lëshuar alarmin më të lartë për të paralajmëruar qytetarët për motin, duke përfshirë edhe kryeqytetin e kësaj Province, Zhengzhou.

Xi Jinping, presidenti kinez, të mërkurën, është shprehur se parandalimi i vërshimeve ka qenë shumë e vështirë dhe fazë kritike./Gazeta Sinjali/