image Rritet numri i viktimave nga përmbytjet në Kinë

Botë

Rritet numri i viktimave nga përmbytjet në Kinë

news image

Numri i viktimave nga përmbytjet në provincën qendrore të Kinës, Henan, ka arritur në 70, thanë autoritetet lokale.

Sipas të dhënave zyrtare, që prej 16 korrikut, 12.9 milionë banorë në 150 qytete e distrikte të Kinës dhe mbi 1500 fshatra, janë goditur rëndë nga përmbytjet, duke u shndërruar në një katastrofë të vërtetë.

Shumë prej viktimave, janë gjetur të pajetë në metro dhe në tunele në autostrada. Pavarësisht faktit që reshjet vijojnë me intensitet të lartë, ekipet e emergjencës vazhdojnë kërkimet për të zhdukurit dhe kanë nisur punën për pastrimin e dëmeve.

/GazetaSinjali/