image Rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Rajon

Rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

news image

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 143 raste të reja me COVID-19, nga gjithsej 1 mijë e 504 testime të bëra.

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 9 viktima të koronavirusit.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 110 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 17.343, prej të cilëve 14.422 janë shëruar, ndërsa 721 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 2200. /Gazeta Sinjali/