image Rritet numri i viktimave nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Rajon

Rritet numri i viktimave nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore

news image

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, nga 3 mijë e 12 testime të kryera, 1 mijë e 69 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, ose 35% e testeve të kryera, shkruan Gazeta Sinjali.

Po ashtu në të njëjtën periudhë janë shëruar edhe 1 mijë e 242 persona.

Kurse, betejën me koronavirusin e kanë humbur edhe 29 pacientë, gjersa numri i të shëruarve gjatë ditës së sotme në këtë vend, ka qenë më i lartë se i të infektuarve.

/Gazeta Sinjali/